Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka deklaruar se në rast se opozita arrin të krijojë shumicën parlamentare, do të shkarkojë menjëherë Bordin e Zyrës së Rregullatorit për Energji, pas vendimit për rritjen e çmimit të energjisë elektrike me mbi 16%. Krasniqi theksoi se anëtarët e bordit nuk do të përballen vetëm me shkarkim, por edhe me procedura penale për shkak të, siç tha ai, shkeljes së kompetencave dhe besimit të Kuvendit të Kosovës. Bordin e ZRRE-së, nëse e bëjmë shumicën, ata kemi me shkarku. Besoj se për të gjithë ka hapësirë për procedim penal. Ata kanë shkelur kompetencat dhe besimin që u ka dhënë Kuvendi. Veç për qytetarët nuk janë duke punuar,” tha Krasniqi “Nuk kanë imunitet mandator. Nuk mund të fshihen pas faktit se kanë të drejtë të marrin vendime. Ti ke të drejtë, por nuk mund të rritësh rrymën çdo ditë për 100 për qind. Për interes të kujt? Për interes të oligarkëve të Albin Kurtit?”, përfundoi ai.
