Memli Krasniqi: Sot në vend të përkujtimit, le të jemi falënderues që Adem Demaçi ishte pjesë e kombit tonë

Memli Krasniqi: Nga Qeveria kërkojmë respekt për punëtorët, siguri, barazi, dinjitet në shtëpi, jo me valixhe për Evropë

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, me rastin e 1 Majit-Ditës Ndërkombëtare të Punëtorëve ka thënë se nga qeveria aktuale kërkojmë respekt dhe dinjitet për punëtorët, dhe jo të marrin rrugën me valixhe për në Evropë. “Për punëtorët tanë, të drejtat e tyre dhe Kosovën tonë – nga Qeveria kërkojmë respekt dhe jo denigrim. Kërkojmë siguri, barazi, mundësi dhe dinjitet në shtëpi – jo më valixhe për Evropë”. “Punëtorëve të zellshëm të vendit tonë, atyre që përkundër sfidave dhe vështirësive vazhdojnë të mbajnë gjallë pulsin e zhvillimit të Republikës, urime 1 Majin. Mirënjohës secilit prej jush!”, ka shkruar Memli Krasniqi, në Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve.

Kontrolloni gjithashtu

Lumir Abdixhiku: Dialogu për normalizimin mes Kosovës dhe Serbisë duhet të përfshijë njohje të ndërsjellë dhe SHBA-në

Kreu i LDK, Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se procesi i dialogut për normalizimin e marrëdhënieve …