Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka njoftuar se nga sot e deri më 30 gusht, Rinia Demokratike e Kosovës po nis “Muajin e Rinisë”, me aktivitete nga më të ndryshmet, në secilën komunë të Kosovës. Ai ka ftuar të gjithë të rinjtë të bëhen pjesë e këtyre aktiviteteve për të ndarë njohuritë e tyre dhe për të shfaqur talentin dhe potencialin që kanë. “E-Sports, Ball 4 All, Co-Play, Movie Night, Puzzle Battle, ngjarje kulturore dhe shumë aktivitete tjera, në çdo komunë, ku mund të shoqëroheni, bashkëbisedoni, ndani njohuritë dhe shfaqni talentin e potencialin tuaj. Ju ftojmë të gjithëve, të rinj e të reja, që të na bashkoheni dhe të bëheni pjesë e një muaji përplot me aktivitete – të cilat mund t’i shihni edhe në kalendarin bashkangjitur më poshtë”, ka shkruar Krasniqi.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …