Memli Krasniqi: Një marrëveshje me Serbinë, pa njohjen në qendër, do të zgjasë procesin e dialogut dhe status-quonë në Kosovë

Memli Krasniqi: Një marrëveshje me Serbinë, pa njohjen në qendër, do të zgjasë procesin e dialogut dhe status-quonë në Kosovë

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, pas bisedimeve me emisarin e BE-së, Miroslav Lajçak, është cituar të ketë deklaruar se partnerët ndërkombëtarë nuk duhet të jenë të befasuar me qëndrimin e PDK-së, e cila nuk  e mbështet një marrëveshje pa njohjen reciproke në qendër. Një marrëveshje pa njohjen në qendër do të zgjasë procesin e dialogut dhe rrjedhimisht edhe status quonë për Kosovën. Në diskutimet për marrëveshjen e propozuar, z. Lajçak ia shpreha edhe njëherë qëndrimin e PDK-së rezervat që i kemi sa i përket marrëveshjet, për arsye që i kemi diskutuar edhe në të kaluarën. Kemi qenë mbështetës të procesit të dialogut, duke pritur një përfundim që sjellë marrëveshje finale me njohje të ndërsjellë. Ky ka qenë jo vetëm qëndrimi ynë, por edhe qasja e partnerëve ndërkombëtarë. Ajo që kemi sot në tavolinë është një marrëveshje e përkohshëm , jo me njohje të ndërsjellë, por me Asociacionin në qendër. Këto pasoja kanë arsye, përgjegjësia e Kurtit është direkte. Sepse e ka humbur mundësinë që për dy vite t’i bindë partnerët ndërkombëtarë për mbështetje në realizim e qëllimeve tona shtetërore, ka saktësuar Melmi Krasniqi.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …