Nënkryetari i PDK-së Memli Krasniqi ka thënë se nuk do të bashkëpunojnë me Vetëvendosjen e Albin Kurtit, ngase zyrtarët e kësaj partie po i dhunojnë edhe fizikisht qytetarët. Gjatë prezantimit të programit të Rimëkëmbjes, ai deklaroi se partia e Kurtit aktualisht udhëheqë me dy komuna dhe kryetarët e tyre po i rrahin edhe fizikisht qytetarët e tyre. “Vetëm javën e fundit ju e keni parë Agim Bahtirin dhe Shpejtim Bulliqin duke i rrahë fizikisht qytetarët e komunave që i përfaqësojnë. Nuk ka mundësi me pas bashkëpunim me një parti të dhunës. Ata e kanë gabuar profesionin”, tha Krasniqi.
Kontrolloni gjithashtu
Profesori i së drejtës kushtetuese, Arsim Bajrami thotë se shtyrja e Asociacionit, veçse na sjell te një Asociacion edhe më i keq
Profesori i të drejtës kushtetuese, Arsim Bajrami thotë Shtyrja e Asociacionit veçse na sjell te …