Memli Krasniqi

Memli Krasniqi: Nuk do të ketë koalicion me Vetëvendosjen, pasi qëllimi ynë është të largojmë Albin Kurtin prej pushtetit

Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi, ka theksuar se nuk ka mundësi për një koalicion të ardhshëm me Lëvizjen Vetëvendosje. Dallimet mes dy partive janë të thella dhe përfshijnë aspekte të ndryshme të së kaluarës, të tashmes dhe së ardhmes. Ai ka theksuar se ekonomia dhe qasja ndaj saj janë dy shembuj të ndryshimeve thelbësore në mendime. Sipas tij, Vetëvendosja  është një parti më e majtë, ndryshe nga ajo që ndjek PDK-ja, e cila e shikon zhvillimin ekonomik ndryshe. Krasniqi ka përmendur se militantët e partisë së Kurtit  in kanë djegur makinën personale dhe kanë kryer akte të tjera vandalizmi edhe ndaj familjes së tij. Unë nuk shoh mundësi reale për bashkëpunim ose Qeveri të përbashkët me këtë parti. Qëllimi ynë dhe i PDK-së është të largojmë Vetëvendosjen  dhe Albin Kurtin prej pushteti,” ka nënvizuar, Memli Krasniqi.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …