Nënkryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka thënë se deputetët e partisë së tij nuk do ta përkrahin iniciativën e opozitës për rrëzimin e qeverisë “Haradinaj”. Ai shprehet i bindur se opozita do të dështojë në iniciativën për rrëzimin e Qeverisë, pasi, sipas tij as ata vetë nuk janë të interesuar që të organizohen e të mbahen zgjedhje të parakohshme. LDK-ja nuk ka interes për zgjedhje derisa është në një proces zgjedhor e aq më pak kur ky proceset po përcillet me probleme të ndryshme, ka saktësuar, Memli Krasniqi, pas deklaratës së PSD-së, e cila ka treguar gatishmëri t i bashkohet Vetëvendosjes dhe LDK-së për ta rrëzuar Qeverinë Haradinaj.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …