Memli Krasniqi

Memli Krasniqi: PDK-ja ka fituar pesë komuna dhe do të shkojë në balotazh në shtatë komuna të tjera

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka folur në një konferencë për media në lidhje me rezultatin e partisë së tij në zgjedhjet e kësaj të diele. Krasniqi ka treguar se PDK-ja ka fituar pesë komuna dhe do të shkojë në balotazh në shtatë komuna të  tjera. “Bazuar në të dhënat nga terreni, PDK-ja ka ftuar pa balotazh në Mitrovicën e Jugut, Ferizaj, Skenderaj, Kaçanik dhe Han të Elezit, ndërsa në balotazh do të shkojë në Prizren, Drenas, Vushtrri , Shtime, Dragash, Malishevë dhe në Klinë”, ka deklaruar Krasniqi. Ai ka falënderuar edhe kandidatin e PDK-së në Prishtinë, Uran Ismaili i cili sipas rezultateve aktuale të KQZ-së, ka dal i treti.

Kontrolloni gjithashtu

Ka ndërruar jetë veterani i UÇK-së, Vehbi Qeriqi

Ka ndërruar jetë veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Vehbi Qeriqi ( 4. 10. 1949 …