Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Memli Krasniqi, ka treguar se çfarë është diskutuar në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit, ku është vendosur që të martën të mbahet seanca e jashtëzakonshme ku në rend dite do jetë Pakoja emergjente prej 320 milionë eurosh e propozuar nga PDK-ja. “Patëm diskutime të gjata lidhur me procedurat. Ne jemi në një situatë e cila nuk ka ndodhur më herët. Kemi një qeveri të shkarkuar dhe një Kuvend me legjitimet të plotë. Janë çështje të procedurave për çka ndonjëherë ka edhe mendime të ndryshme. Ajo çka është e pandryshueshme është fakti që institucioni që ka legjitimitetin më të madh, është burim i vullnetit të qytetarëve dhe është i vetmi institucion që flet në emër të qytetarëve, por edhe për qytetarët është Kuvendi i Kosovës”, ka thënë Krasniqi. Më tutje, ai ka thënë se pret që të gjitha partitë politike ta mbështesin këtë pako emergjente, derisa ka shtuar se janë të hapur që të diskutohen të gjitha masat e propozuara nga ta.
Kontrolloni gjithashtu
Ministri, Ejup Maqedonci, diskutoi përforcimin e sigurisë kombëtare me NATO-n për stabilitet dhe integrime
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka theksuar rëndësinë e forcimit të aspektit të sigurisë për …