Lideri i PDK-së, Memli Krasniqi, kritikon kryeministrin, Albin Kurti dhe kryetaren, Vjosa Osmani. Ai shpalosi disa arsye pse kjo qeveri duhet të bie, duke theksuar se nuk duhet të rrëzohet për shkak të dialogut. Memli Krasniqi tha se kjo qeveri duhet të rrëzohet për shkak se tezakët e vetë i bëjnë drejtorë për të menaxhuar miliona euro. Po të rrëzohej për shkak të dialogut këta janë frikacakë dhe ikin nga përgjegjësia. Kjo Qeveri duhet të rrëzohet për shkak të paaftësisë së tyre qeverisëse, për shkak të mashtrimeve të pafundme që i kanë bërë, për shkak të skandalit të korrupsionit që kanë në çdo dikaster dhe kush nuk është duke u marrë me to. Qeveria duhet të bie për shkak të aferës së Martin Berishaj, që është me miliona euro, të dyshimta të keqpërdorura, saktësoi Memli Krasniqi.
Kontrolloni gjithashtu
Limaj: Vlerat më sublime të lirisë së vendit po përbuzen, duhen sa më shumë ish-luftëtarë në Parlament
Nisma Socialdemokratike ka paraqitur sot programit dhe kandidatët e saj për deputetë, për zgjedhjet e …