Memli Krasniqi

Memli Krasniqi: Qeveria ka abstenuar nga obligimet që ka ndaj ushtrisë dhe atë e do veç për fotografi e propagandë

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka deklaruar se letra e dërguar nga komandanti i FSK-së, Bashkim Jashari, ministrit të Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, rreth shqetësimeve për shërbimet ushqimore të ushtarëve shpërfaq gjendje alarmante. Ai ka akuzuar Qeverinë se ka abstenuar nga obligimet që ka ndaj ushtrisë dhe tha se ushtrinë e do veç për fotografi e për propagandë. Fatkeqësisht, ajo që është e thirrur për ta trajtuar seriozisht këtë çështje, kjo Qeveri, për të satën herë po e dëshmon se  nuk i intereson aspak mirëqenia dhe shëndeti i vajzave dhe djemve që me përkushtim i shërbejnë ditë dhe natë atdheut. Partia Demokratike e Kosovës nuk do të qëndrojë duarkryq derisa ushtarët tanë po nëpërkëmbën në këtë mënyrë. Në Kuvend dhe në çdo instancë tjetër, do të kërkojmë transparencë dhe llogaridhënie të plotë nga qeveria, ka nënvizuar, kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi i Kosovës shënon virtualisht Ditën e Demokracisë

Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025

Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …