Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, duke folur për situatën e tensionuar në veri, ka kërkuar nga qeveria që mos të fshihet pas KFOR-it, por të veprojë në bazë të Kushtetutës dhe ligjeve në fuqi të cilat i ka vendi. Në të kundërtën, qeveria duhet të deklarohet e paaftë për të qeverisur me vendin. PDK ka kërkesë të qartë edhe ndaj bashkësisë ndërkombëtare që t’i denoncojë veprimet anti shtet ndaj Kosovës, të kontrolluara dhe të dirigjuara nga Beogradi zyrtar në mënyrë të veçantë kundër bandave kriminale. Ky do ishte si hap i parë i nevojshëm në mënyrë që pastaj të ketë një koordinim mes institucioneve të sigurisë së Kosovës dhe KFOR-it për t’i lëvizur këto barrikada. Ne kemi pasur situata të tilla edhe në të kaluarën, por i kemi hequr barrikadat. Nuk mundet qeveria të fshihet pas KFOR-it, qeveria duhet ta zbatojë Kushtetutën dhe ligjet, përndryshe duhet ta deklarojnë paaftësinë e vet për të qenë qeveri e Kosovës”, thotë ai.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …