Dy mediet e luftës dhe lirisë, Radio Kosova e Lirë dhe Agjencia e Lajmeve “Kosovapress”, sot shënojnë 23 vjetorin e themelimit të tyre. Në kohët më të vështira, këto dy media kombëtare ishin frymëzimi i luftëtarëve të UÇK-së dhe zëri i shqiptarëve të Kosovës, që u dëgjua gjithandej nëpër botë. Përveç themeluesve, stafit, luftëtarëve që mbrojtën këto medie, sot një falënderim i veçantë u shkon familjeve Berisha dhe Gega, të cilat ofruan shtëpitë e tyre për vendosjen dhe funksionimin e tyre në Berishë dhe në Katundin e Ri. Urime përvjetorin dhe shumë suksese në Kosovën e Lirë!
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …