Memli Krasniqi

Memli Krasniqi: Raporti i Progresit për Kosovën për vitin 2024 është raporti më negativ që ka marrë ndonjëherë vendi ynë

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka thënë se Raporti i BE’së për Kosovën për vitin 2024 që është publikuar sot është raporti më negativ që ka marrë Kosova ndonjëherë. Mesazhet kryesore janë që Kosova mbetet nën sanksione, Kosova është duke u keq-qeverisur, Kosova është duke ecur prapa në të drejtat  dhe liritë e njeriut, lirinë e shprehjes dhe të mediave, dhe në drejtësi”. Krasniqi ka shtuar se tri shtyllat themelore mbi të cilat ndërtohet dhe funksionon shteti demokratik dhe zhvillimor janë në stagnim apo regres. “Tri shtylla themelore mbi të cilat ndërtohet dhe funksion shteti demokratik dhe zhvillimor, janë në stagnim apo regres.  Tri fusha për të cilët është përgjegjëse e vetme Qeveria, janë’ ato për të cilat Partia Demokratike e Kosovës e ka ngritur zërin vazhdimisht gjatë këtyre katër viteve.

Kontrolloni gjithashtu

Këshilli i Sigurimit sot do të diskutojë raportin e ri gjashtëmujor të Sekretarit të Përgjithshëm, Antonio Guterres, për Kosovën

Këshilli i Sigurimit i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, në Nju Jork  do të diskutojë …