Memli Krasniqi: Shtetet e Bashkuara të Amerikës u bënë zëri i drejtësisë për popullin e Kosovës gjatë dhe pas luftës për liri

Memli Krasniqi: Shtetet e Bashkuara të Amerikës u bënë zëri i drejtësisë për popullin e Kosovës gjatë dhe pas luftës për liri

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka uruar ShBA-në në 247 vjetorin e shpalljes së Pavarësisë. Ai ka thënë se SHBA-ja është vendi më mik i Kosovës, e që shërbejnë si udhërrëfyes për paqe e barazi kudo në botën demokratike. Tutje i pari i kësaj partie ka theksuar se pavarësia e Kosovës u finalizua suksesshëm me ndihmën e pakursyer të ShBA-së dhe se ata janë zëri i drejtësisë për popullin tonë, teksa ka theksuar se PDK mbetet e përkushtuar në ruajtjen dhe forcimin e miqësisë me ShBA-në. “Përpjekjet tona për çlirim dhe pavarësi u finalizuan suksesshëm me ndihmën dhe mbështetjen e pakursyer të SHBA-ve. Me diplomaci të përkushtuar, politikë të vendosur dhe angazhim të vazhdueshëm, SHBA-të u bënë zëri i drejtësisë për popullin e Kosovës. Para, gjatë dhe pas luftës për liri. Edhe sot e kësaj dite”, ka shkruar Krasniqi ndër të tjera ai.

Kontrolloni gjithashtu

Ministri, Ejup Maqedonci, diskutoi  përforcimin e sigurisë kombëtare me NATO-n për stabilitet dhe integrime

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka theksuar rëndësinë e forcimit të aspektit të sigurisë për …