Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka kritikuar shtyrjen e datës së zgjedhjeve parlamentare nga 26 janari në 9 shkurt 2025, duke e quajtur këtë vendim të panevojshëm. Tashmë rëndësi ka fakti se është caktuar një datë e re për zgjedhjet, e cila, sipas tij, do të shënojë fundin e një qeverie të papërgjegjshme dhe ardhjen e një qeverie të re, të drejtuar nga Bedri Hamza. Krasniqi u shpreh optimist për rikthimin e Kosovës në rrugën e zhvillimit dhe integrimit, duke theksuar rëndësinë e bashkimit për të arritur këtë qëllim. Ai rikujtoi se PDK-ja, me Bedri Hamzën në krye, ka një histori suksesi në drejtimin e vendit dhe se është koha për të rikthyer Kosovën në rrugën e duhur.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …