Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, nga selia e BIK-ut ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë me rastin e Kurban Bajramit, duke kërkuar që të ndiqet shembull i kësaj feste dhe të bëhen punë të mira për vendin dhe duke qëndruar sa më pranë njëri-tjetrit, e sidomos në këto kohë sfiduese nëpër të cilat po kalon vendi. “Në mënyrë të veçantë, në këtë festë i kemi në mendje edhe miqtë tanë që ende sot po mbahen në Hagë, udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilëve ua urojmë këtë festë nga larg, duke shpresuar që të bashkohen me ne sa më parë”, tha kryetari i PDK-së Memli Krasniqi.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …