Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli po cilësohet i pafuqishëm për të ndërmarrë reformat në partinë e tij, përkundër se qysh para një muaji ishte shumë i zëshëm për t’i larguar nga strukturat e partisë dhe pozitat publike të gjithë personat me aktakuza. Mos guximi që të ndërmarrë një hap të tillë ndaj njerëzve të fuqishëm në parti, rrethanat e reja politike dhe mundësia e shfrytëzimit të këtyre figurave të rëndësishme në lista zgjedhore, po konsiderohet nga njohësit politik se e ka detyruar Veselin të bëjë një hap prapa në këtë tentativë. Ndërkohë, zyrtarë të PDK-së i mohojnë gjitha këto pretendime për probleme brenda partisë. Nënkryetari i PDK-së, Memli Krasniqi thotë se gjitha vendimet e kryetarit Veseli për reforma brenda partisë e kanë përkrahjen e tyre, derisa i mohon zërat për probleme të brendshme duke i cilësuar si tendenca të qëllimshme për t’i dëmtuar. Për dallim nga shefi i tij partiak, që ka kërkuar nga ata që kanë aktakuza të lirohen nga strukturat e partisë, Krasniqi thotë se gjithë njerëzit që kanë dhënë kontribut brenda PDK-së janë vlera dhe si të tillë e kanë edhe meritën, jo vetëm për të kaluarën, por edhe për të ardhmen e PDK-së.
Kontrolloni gjithashtu
Gjykata Supreme e Kosovës publikon udhëzuesin për matjen e dënimeve, me mbështetjen e Ambasadës Amerikane
Gjykata Supreme e Kosovës ka publikuar udhëzuesin për matjen e dënimeve, një hap i rëndësishëm …