Nënkryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka thënë se është e pasinqertë kërkesa e opozitës për zgjedhje të reja. Ai ka thekson se kjo ka të bëjë më shumë me marketing politik meqenëse, sipas tij, asnjëra prej partive opozitare nuk dëshiron zgjedhje. Ai ka shtuar se opozita nuk e ka rrezikuar dhe nuk e rrezikon koalicionin qeverisës. Madje, sipas Krasniqit, sa i përket kësaj opozite, koalicioni mund ta çojë mandatin deri në fund. Shefi i grupit parlamentar i PDK-së, thotë se Kosova duhet ta luajë rolin e vet si partnere e besueshme e ShBA-së dhe BE-së në këtë proces. Kurse sa i përket taksës, ai ka theksuar se, nëse do t’i rrezikonte raportet Kosovë – Amerikë, secili politikan do ta trajtonte seriozisht këtë çështje.
Kontrolloni gjithashtu
Edita Tahiri: Sulmi në Banjskë, pjesë e skenarit të Serbisë për destabilizimin e veriut
Edita Tahiri, ish-kryenegociatorja e dialogut Kosovë-Serbi, ka komentuar zhvillimet dhe prapaskenat pas sulmit në Banjskë. …