Memli Krasniqi thotë së shumë shpejt do të votohet propozimi për Tribunalin për krimet serbe në Kosovë

Memli Krasniqi thotë se LDK-ja nuk ka fuqi për ta rrëzuar Qeverinë e Kosovës, as tash e as pas tre vjetësh

Memli Krasniqi thotë se Lidhja Demokratike e Kosovës nuk ka fuqi për ta rrëzuar Qeverinë e Kosovës, as tash e as pas tre vjetësh. Kështu u është përgjigjur ai deklaratave të Shefit të Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hotit, i cili ka thënë se partia e tij po përgatit një strategji veprimi për javët dhe muajt e ardhshëm, me të cilën pretendojnë ta ndalin qeverisjen e Ramush Haradinajt. “Grupi është i vendosur për opozitë të fuqishme dhe ndalje të kësaj keqqeverisjeje. Sjellja jonë në seanca do të jetë e qartë dhe e vendosur. Vullneti ekziston dhe mbështetja e qytetarëve nuk ka qenë asnjëherë më e madhe”, ka shkruar Hoti në një postim të tij. Por Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Memli Krasniqi, ka lënë të kuptohet se nuk e marrin seriozisht këtë paralajmërim të LDK-së.

Kontrolloni gjithashtu

Ministri, Ejup Maqedonci, diskutoi  përforcimin e sigurisë kombëtare me NATO-n për stabilitet dhe integrime

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka theksuar rëndësinë e forcimit të aspektit të sigurisë për …