Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Memli Krasniqi në seancën e sotme të Kuvendit, ka thënë se tema e ikjeve të të rinjve jashtë vendit është dashur të diskutohet shumë më herët. Sipas tij, seanca në fjalë është Thirrur pa asnjë paralajmërim dhe se sipas tij nuk është e udhës të vendoset aq shpejtë për një seancë të kësaj natyre. Ai po ashtu ka përmendur edhe seancat e shpeshta të jashtëzakonshme që po mban Kuvendi i Kosovës, duke potencuar se kjo mund t’i japë dikujt përshtypjen se vendi është në gjendje konflikti. Krasniqi ka bërë të ditur se qëndrimi i PDK-së është që bashkarisht të dakordohet një rezolutë që do të rekomandojë hapa konkret për përmirësimin e gjendjes.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …