Memli Krasniqi

Memli Krasniqi, u kërkoi deputetëve të pozitës që t’i bëjnë presion Qeverisë lidhur me ekzekutimin e pagave për mësimdhënësit

Kryetari i PDK-së, deputeti i  Kuvendit të Kosovës, Memli Krasniqi, i ka kërkuar deputetëve të shumicës që t’i bëjnë presion Qeverisë në lidhje me ekzekutimin e pagave për mësimdhënësit. Gjatë interpelancës së sotme ndaj ministrit të Financave, Hekuran Murati, për mosekzekutimin e pagave të mësimdhënëse, Memli Krasniqi i ka kërkuar deputetëve të Vetëvendosjes që t’i kërkojnë llogari Qeverisë. Kemi qenë edhe ne në pushtet, s’jemi pajtuar gjithmonë ne qeveria me deputet. Ka pasur rast kur deputetët kanë ndikuar që Qeveria t’i ndryshojë qëndrimet se nesër këta të mos mërzitën  për juve, a ju duhet të ballafaqoheni prapë me qytetarë e s’di çka doni me ju thanë mësuesve që nuk e dinë se si do të ballafaqohen këtë muaj”. Memli Krasniqi  ka thënë se ministri Murati e ka shkelur ligjin duke mos i ekzekutuar pagesat për mësuesit, për muajin shtator, kur ata mbajtën grevë.

Kontrolloni gjithashtu

Bedri Hamza është shprehet optimist se do ta fitojë garën për kryetar të Mitrovicës pa balotazh

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, nuk iu beson shifrave të kryeministrit Kurti për Buxhetin e vitit 2025

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, nuk iu beson shifrave të kryeministrit Kurti për …