leoni

Memli Krasniqi: Vetëm 4 euro për kokë banori për qytetarët e Vitisë i ka ndarë Qeveria me buxhetin e vitit 2024 për projektet investuese

Memli Krasniqi: Vetëm 4 euro për kokë banori për qytetarët e Vitisë i ka ndarë Qeveria me buxhetin e vitit 2024 për projektet investuese

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka qëndruar në Komunën e Vitisë, ku ka vizituar prodhuesit dhe ndërmarrësit e kësaj komune. I shoqëruar nga kryesuesi i Kuvendit Komunal të Vitisë, Bekim Azizi, njëherit kryetar i Degës së PDK-së në Viti, ata kanë diskutuar me ndërmarrësit dhe sportistët për sfidat me të cilat ata po ballafaqohen, kërkesat dhe nevojat që kanë këto komunitete, marrë parasysh diskriminimin që po ua bën Qeveria Kurti qytetarëve të kësaj komune përmes ndarjeve buxhetore. Ajo që edhe këtu vërehet është diskriminimi i jashtëzakonshëm që Qeveria qendrore po ua bën qytetarëve të kësaj komune, si dhe shumë komunave tjera në Kosovë. Vetëm 4 euro për kokë banori për qytetarët e Vitisë i ka ndarë Qeveria me buxhetin e vitit të ardhshëm për projektet e reja investive. Është e papranueshme, është vërtetë një diskriminim i paparë ndonjëherë dhe i cili nuk e ndihmon zhvillimin e mëtutjeshëm të komunitetit dhe të komunës”, theksoi ai. Krasniqi vlerësoi iniciativat private të ndërmarrësve të Komunës së Vitisë, të cilët si shumë ndërmarrës anë e mbanë Kosovës, të cilët po arrijnë të krijojnë vende të punës dhe po mundësojnë zhvillim ekonomik lokal, përkundër mungesës së mbështetjes nga Qeveria Kurti, theksoi kryetari i  PDK-së, Memli Krasniqi.

Kontrolloni gjithashtu

KDI ka folur për një situatë të kundërligjshme, të cilën kryetarja Osmani është duke e toleruar që afro 3 muaj

Eugen Cakolli kritikon qasjen e LDK-së: Hezitimi për formimin e institucioneve është i gabuar

Hulumtuesi i KDI, Eugen Cakolli, ka kritikuar qëndrimin hezitues të LDK në raport me formimin …