Memli Krasniqi: Viti i katërt që nuk ndahet asnjë cent për Kaçanikun, Qeveria Kurti po i penalizon qytetarët në baza partiake

Memli Krasniqi: Viti i katërt që nuk ndahet asnjë cent për Kaçanikun, Qeveria Kurti po i penalizon qytetarët në baza partiake

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka vizituar sot Komunën e Kaçanikut, për të parë nga afër projektet transformuese që kryetari Besim Ilazi me ekipin e tij po realizojnë në shërbim të përmirësimit të jetës së qytetarëve. Krahas punës së madhe të qeverisjes lokale, komuna dhe qytetarët e Kaçanikut po ballafaqohen edhe me sfida të shumta e diskriminim të madh nga Qeveria Kurti. Është viti i katërt me radhë që Kaçaniku përjashtohet nga ndarja e buxhetit për investime të reja kapitale nëpër komuna nga ana e Qeverisë. “Secili qytetar i Kosovës duhet ta dijë se Qeveria aktuale e kryeministrit Kurti po i penalizon qytetarët në baza partiake dhe politike. Është viti i katërt që Komuna e Kaçanikut nuk e merr asnjë cent nga Qeveria qendrore. Është një diskriminim i egër. Është një përjashtim i papranueshëm, sepse qytetarët anembanë Kosovës kanë votuar për parti të ndryshme, por Qeveria e ka për obligim që t’u shërbejë të gjithëve. Ashtu siç po u shërben të gjithëve kryetari Besim Ilazi”, ka thënë kryetari Krasniqi. Më tej, ai ka shtuar se katër komuna nga tetë që udhëhiqen nga kryetarë të Partisë Demokratike të Kosovës, kryesisht nga rajoni i Ferizajt dhe Drenica, nuk e kanë marrë asnjë cent nga Qeveria e Republikës së Kosovës për vitin e ardhshëm.

Kontrolloni gjithashtu

Ejup Maqedonci: Ushtria e Kosovës është e gatshme për të përballuar çdo sfidë , të pritur apo të papritur

Pas paralajmërimit të kryeministrit Kurti për kërcënime të reja terroriste gjatë festave të fundvitit, ministri …