Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, me rastin e Ditës Memoriale të të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës, ka thënë se është detyrë e të gjithëve t’i mbështesim në të gjitha format dhe mundësitë në jetën e tyre. Sot, bashkëndjejmë me të gjitha viktimat e këtyre akteve kriminale të kryera nga forcat serbe në vendin tone. Memli Krasniqi ka thënë se kriminelët që e përdorën dhunën seksuale duhet të dalin para drejtësisë. Vuajtjet, llahtaria e tmerri i përjetuar nga këto viktima mbetet plagë e hapur e cila do të rënkojë përherë në shoqërinë tone. Kriminelët, që e përdorën dhunën seksuale si mjet lufte, në vazhdën e krimeve të panumërta gjatë luftës në Kosovë, duhet gjinden dhe të dalin para drejtësisë të gjithë”, ka shkruar Krasniqi.
Kontrolloni gjithashtu
Ali Ahmeti uron 22 nëntorin: Deri dje e avansonim, sot duhet ta mbrojmë gjuhën shqipe
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, ka uruar të gjithë shqiptarët për …