Memli Krasniqi

Memli Krasniqi: VV po insiston në propozimin e Albulena Haxhiut sepse Albin Kurti nuk mund të bëhet kryeministër

Duke komentuar zhvillimet e ditëve të fundit në Kuvend, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka theksuar se Vetëvendosja por këmbëngul në propozimin e Albulena Haxhiut sepse Albin Kurti nuk mund të bëhet kryeministër. “Dojnë me bë me zor Albulena Haxhiun kryetare të Kuvendit. Nuk kalon Albulena Haxhiu. I kanë edhe 47 opsione tjera. Ne po e shohim qartë. Ata numra s’kanë. Bllokada këtu më shumë sesa për Albulena Haxhiun është për Albin Kurtin, sepse Albin Kurti s’po mundet me u bë kryeministër dhe duke mos dashur të bllokohet te emri i tij, normal që e sakrifikon Albulena Haxhiun. Por duke e bërë këtë ‘sakrificë’, ai është duke e sakrifikuar krejt shtetin dhe qytetarët e Kosovës të cilëve, na ka lënë të gjithëve bashkë pa institucione legjitime”, ka theksuar kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi.

Kontrolloni gjithashtu

Autoritetet më të larta të vendit kanë kujtuar masakrën e Mejës

Autoritetet më të larta të vendit kanë kujtuar masakrën e Mejës, ku forcat shqiptar vrasëse …