Memorandum Mirëkuptimi mes Gjykatës Themelore në Prishtinë dhe GIZ-it

Memorandum Mirëkuptimi mes Gjykatës Themelore në Prishtinë dhe GIZ-it

Është nënshkruar sot memorandumi i mirëkuptimit në mes Gjykatës Themelore të Prishtinës dhe projektit për reforma juridike GIZ. Memorandumi u nënshkrua mes kryetares së Gjykatës Themelore në Prishtinë, Afërdita Bytyçi dhe udhëheqësit të  Projektit për Reformën Ligjore dhe Administrative – GIZ, Peter Ertl. Ky memorandum ka për qëllim mbështetjen për zhvillimin dhe forcimin e gjyqësorit dhe administratës së saj si institucioni kryesor për trajnime, si dhe mbështetjen e Departamentit Administrativ në Gjykatën Themelore në Prishtinë për të reduktuar numrin e lëndëve të pa proceduara dhe për të përmirësuar kushtet për procedurë më të shpejtë administrative.Ky Memorandum Mirëkuptimi synon të mbështesë Departamentin Administrativ të Gjykatës Themelore në Prishtinë duke dhënë një subvencion lokal në vlerë prej 9.000,00 Euro, shumë e cila jepet për punësimin e pesë bashkëpunëtorëve profesional për një periudhë gjashtëmujore, e cila do të fillojë nga muaji qershor 2017. Kryetarja e Gjykatës Themelore ka mirëpritur këtë donacion dhe ka falënderuar udhëheqësin e Projektit për Reformën Ligjore dhe Administrative- GIZ, për mbështetjen dhe ndihmën e dhënë për Gjykatën. Zyrtarët e projektit për më tepër kanë premtuar që do të vazhdojnë edhe me tutje për të bashkëpunuar dhe ndihmuar Gjykatën Themelore në Prishtinë.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …