RTK-ja

Menaxhmenti i RTK-së zbaton vendimet e Qeverisë së Kosovës

Në një komunikatë të Lëvizjes Vetëvendosje, kryeredaktori i RTK-së dhe autori i emisionit “DEBAT”, Ridvan Berisha, e pranoi më në fund të vërtetën rreth kapjes së RTK-së dhe mohimit të së drejtës për paraqitje në këtë televizion të subjektit më të madh opozitar në Kosovë. Është skandaloze që kryeredaktori i mediumit publik, post publik që ka përgjegjësi publike ndaj të gjithë qytetarëve dhe votuesve të të gjitha subjekteve, të vendosë për arsye personale t’ia ndalojë kryetarit të subjektit më të madh opozitar, pjesëmarrjen në emisionin që e drejton. Së paku tash e dy muaj, VETËVENDOSJE!-s i mohohet e drejta për hapësirë në RTK, ndërkohë që udhëheqësit e subjekteve në pushtet, brenda këtyre dy muajve kanë zhvilluar intervista në këtë medium së paku nga dy herë secili. Kjo tregon që në fakt vendimet “personale” të kryeredaktorit Ridvan Berisha dhe Xhymret Veliut, njësoj sikur edhe ato të drejtorëve Mentor Shala dhe Mufail Limani, janë vendime të klanit pronto, që ekzekutohen nga shërbyesit e tyre në RTK. Lëvizja VETËVENDOSJE! fton Këshillin e Pavarur Medial dhe Asocicaionin e Gazetarëve të Kosovës që të reagojnë ndaj këtij diskriminimi që ka bazë politike dhe është i papranueshëm për këdo që beson në lirinë e shprehjes dhe në mediet e lira.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …