Universiteti “Hasan Prishtina”

Menaxhmenti i Universitetit të Prishtinës ka kërkuar kthimin e pronës që e ka uzurpura kisha serbe

Menaxhmenti i Universitetit të Prishtinës ka kërkuar kthimin e pronës në kampusin universitar dhe njëkohësisht ka shfaqur brengosje për zhvillimet rreth objektit të ndërtuar pa leje. Në kumtesë thuhet se Menaxhmenti i Universitetit të Prishtinës, gjithë profesorët dhe studentët e tij, janë të brengosur dhe po i përcjellin me shqetësim zhvillimet rreth objektit të Kishës serbe të ndërtuar në pronën e Universitetit të Prishtinës. “Është botërisht i ditur procesi i ndërtimit të këtij objekti në pronën tonë, sikundër që edhe baza juridike e këtij ndërtimi e ofruar nga një pushtet që për dekada promovoi dhe ushtroi dhunën dhe terrorin. Sidoqoftë, neve shpresojmë që institucionet tona, përmes rrugëve politike dhe juridike, do qartësojnë situatën duke na kthyer pronën mbrapa, në mënyrë që ne bashkë me studentët të vazhdojmë rrugën e avancimit akademik, të lirë dhe njëjtë për të gjithë. Ky qëndrim në asnjë mënyrë nuk duhet të kuptohet si interferim në kontekst të lirive fetare dhe respektit të komuniteteve në Kosovë, të cilat duhet te mbrohen dhe respektohen.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …