Tre vite më parë, kur i dhamë lamtumirën e fundit Heroinës Fetnete Ramosaj ! Fetnete, sot të kujtojnë familjarë, miq e shokë! Emri yt është aty ku kanë dëshirë të jenë shumë, ku nuk kanë pas mundësi të jenë?! Emri yt ka bërë dritë e ka dhënë kontribut të çmuar në Ilegalitet, ne themelimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në themelimin e Ushtrisë Çlirimtare të Preshevës Medvegjës Bu,janocit! Gjatë Luftës në Kosovë të udhëhequr nga UÇK – ja, me 24 Mars të vitit 1998 në betejën e Lavdishme në Gllogjan Fetnete Ramosaj me bashkë luftëtarë dëshmuan , se UÇK është e organizuar mirë! Si zëdhënëse gjatë Luftës Zëri i Fetnetes është dëgjuar larg, shkrimet janë parë gjithashtu. Penda e jote i ka bërë ballë edhe inskenimeve e shpifjeve të armikut edhe gjatë Luftës edhe pas . Rasti i vrasjeve të të rinjve në kafiterinë ,,Panda’’ në Pejë, zëri e shkrimet e tua demantuan , se janë ata vetë që i kanë vrarë e donin me iu lënë shqiptareve! Fetnete Ramasaj nuk harrohet kurrë! Vepra jote jeton e kujtohet , sa herë , që kujtohet Veprimtaria e Lëvizjes Ilegale të Kosovës , Ushtria Çlirimtare e Kosovës , UÇPMB! Të jemi falënderues e jemi krenarë , që bashkë punove me ne si në Ilegalitet, gjatë Luftës së UÇK-së, në Këshillin Politik për PMB, UÇPMB-së, në veçanti me Zonë Operative të Preshevës, në logjistikë , mbrojtjen e vlerave të luftës , shkrime e fejtone . Lavdi të përjetshme veprimtares së paepur të çështjes sonë kombëtare, me pendë e me pushkë – Fetnete Ramosaj!
Kontrolloni gjithashtu
Shpresa Bajraktari: Krenari – 80 vjetori i çlirimit të Tiranës !
Krenari – 80-vjetori i Çlirimit të Tiranës! 17 nëntori 1944 është Dita e Çlirimit të …