Dje kryetarët e Komisionit për Çështje Evropiane, Arbër Ademi, dhe i Këshillit Nacional për Integrime Evropiane, Aleksandar Nikollovski, morën pjesë në Promovimin e Analizës së Mendimit Publik për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE në vitin 2023, organizuar nga Instituti për Demokraci në hapësirat e Delegacionit të BE-së në Shkup. Në një diskutim të hapur për hulumtimet e fundit të mendimit publik të Institutit për Demokraci, fokusi u vu në mbështetjen për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE në vitin 2023, e cila krahasuar me vitet e kaluara ka një trend në rënie dhe këtë vit është 60%.
Në lidhje me anketën, në të cilën diskutues kryesorë ishin Ademi, Nikollovski dhe zëvendëskryeministri Mariçiq, u shprehën mendime dhe qëndrime në lidhje me të dhënat e paraqitura për mbështetjen qytetare për integrimet tona evropiane në dritën e zhvillimeve të fundit në Bruksel, pas samitit të Këshillit të mbajtur së fundmi në dhjetor. Njëkohësisht, u theksua se sivjet vendi nuk mori dritën jeshile për nisjen e negociatave për klasterin e parë “THEMELE” për shkak të moszbatimit të ndryshimeve kushtetuese. Gjithashtu u diskutua Raporti Vjetor për progresin e KE-së dhe reformat në fushën e sundimit të të drejtës, në lidhje me shërbimet e sigurisë, luftën kundër korrupsionit dhe reformat në administratën publike.