Një grup i studiuesve në Japoni kanë bërë hulumtime me anë të superkompjuterëve për gjetjen e shkaqeve të rritjes së madhe të numrit të rasteve me koronavirus. Nga hulumtimi i realizuar është mësuar se shkaktar i rritjes së madhe të rasteve me koronavirus dyshohet se është lagështia e madhe e ajrit. Studjuesit e këtij hulumtimi kanë paralajmëruar se mund të ketë rrezik për rritje edhe më të madhe numrit të rasteve gjatë dimrit kur lagështia e ajrit është edhe më e madhe. Studiuesit përdorën superkompjuterin Fugaku për të modeluar emetimin dhe rrjedhën e grimcave të ngjashme me virusin nga njerëzit e infektuar në një larmi ambientesh të brendshme. Ka pasur një konsensus në rritje midis ekspertëve të shëndetit që virusi COVID-19 mund të përhapet përmes lagështirës së ajrit. Patogjeni mund të qëndrojë në ajër për orë të tëra.
Kontrolloni gjithashtu
Ali Ahmeti uron 22 nëntorin: Deri dje e avansonim, sot duhet ta mbrojmë gjuhën shqipe
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, ka uruar të gjithë shqiptarët për …