Menduh Thaci

Menduh Thaçi, kryetar i PDSh-së, ka paralajmëruar mundësinë për destabilizimin së Maqedonisë së Veriut

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi, ka paralajmëruar për një destabilizim të mundshëm të Maqedonisë së Veriut nëse Fronti vendos të tërhiqet nga tryeza e dialogut. Ai theksoi rëndësinë e seriozitetit nga VLEN-i dhe dënoi çdo përpjekje për të nënçmuar Frontin. Rruga mund të jetë ndryshe dhe në atë rrugën ndryshe ne largohemi prej tavolinës së dialogut, mirëpo largimi ynë nënkupton edhe largimin nga përgjegjësia. Mos të mendojë VLEN-i se do të mund të tallen me Frontin apo me drejtuesin e dialogut të Frontit në bisedime. Në momentin që ne largohemi prej tavolinës së bisedimeve dhe dialogut, Maqedonia e Veriut është në prag të destabilizimit politik dhe etnik, tha Thaçi.

Kontrolloni gjithashtu

Mesazhi i Pashkëve Katolike: Nuk duam vetëvrasjen e kombit

Besimtarët e krishterë po urohen nga autoritetet më të larta për Festën e Pashkëve

Autoritetet më të larta të vendit, kanë uruar besimtarët e krishterë për Festën e Pashkëve. …