Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi, ka deklaruar se nëse i humb zgjedhjet atëherë do të jep dorëheqje nga kreu i PDSH-së. Ai gjithashtu u shpreh se nuk do të bëjë koalicion as me Ali Ahmetin, as me Nikolla Gruevskin, e as me LSDM-në. Ndërsa nëse i fiton zgjedhjet, Menduh Thaçi saktëson se Gruevski as ëndërr nuk do ta shohë se mund të bëhet kryeministër.
