Thaçi: Problem real në Maqedoni janë të drejtat e shqiptarëve

Thaçi: Shqiptarët momentalisht kanë dy aleatë shumë të mëdhenj: Amerikën dhe Turqinë

Partia Demokratike Shqiptare të Shtunën në Tetovë vazhdoi me programin e saj. “Dëgjesa publike”, me këtë rast Kryetarin i PDSH-së, z.Menduh Thaçi mes tjerash deklaroi: “Shqiptarët momentalisht kanë dy aleatë shumë të mëdhenj, një Amerikën – aleat global, kurse aleat rajonal kemi Turqinë dhe presidentin turk – ky është aleat strategjik! Jo që dua të marr vota për këtë punë, vetëm dua tu jap një sqarim njerëzve që mos të vijmë deri në huti se jemi në rrezik, shumë në rrezik. Aleat strategjik i shqiptarëve Turqia për momentin është për shkak se lufton fortë kundër rrymave radikale islamike që s’kanë të bëjnë me fenë islame. Turqia është penda e parë, Turqia është shtet, model ku njerëzit janë 90% mysliman, shteti është laik, zgjedhjet janë demokratike dhe pushteti është demokratik. Në këtë situatë natë e ditë janë duke punuar të tjerët”.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …