Prishtina ka shënuar shkallë të lartë të ndotjes së ajrit. Bazuar në matjet e realizuara nga Instituti Hidro-meteorologjik i Kosovës, nga analiza e rezultateve të fituara nga monitorimi automatik i cilësisë së ajrit, është vërejtur së gjatë ditëve të fundit janë paraqitur tejkalime të vlerave kufitare ditore me “PM10”. Përkeqësimi i cilësisë së ajrit vjen si pasojë e ndryshimit të temperaturave dhe nuk ka lëvizje të rrymave të ajrit, ku ndotësit emitohen në ajër nga automjetet, industria dhe përdorimi i lëndëve djegëse për ngrohje. Ndërkohë, sipas matësve nga ambasada Amerikane, cilësia e ajrit në Prishtinë edhe në mesditë, do të jetë shumë e pashëndetshme.
Kontrolloni gjithashtu
Avio Orav: Sulmi në shtator të vitit 2023 ka qenë shumë i rëndë dhe kërkojmë që kryerësit të sillen para drejtësisë
Ambasadori i Bashkimit Evropian në vendin tonë, Avio Orav ka bërë thirrje për normalizim të …