Ishte paraparë që të fillonte zëvendësimi i tri javëve të humbura mësim pas grevës por nxënësit u kthyen të zhgënjyer

Ishte paraparë që të fillonte zëvendësimi i tri javëve të humbura mësim pas grevës por nxënësit u kthyen të zhgënjyer

Sot ishte paraparë që të fillonte zëvendësimi i tri javëve të humbura mësim pas grevës së mësimdhënësve. Prindërit i dërguan  nxënësit nëpër shkolla, pas vendimit që lëshoi Ministria e Arsimit, por mësimdhënësit nuk shkuan fare në mësim. Të zhgënjyer me këtë veprim të mësimdhënësve kanë mbetur prindërit e nxënësve. Kryetari i Këshillit të Prindërve të Arsimit të Kosovës, Ymret Reshiti në një deklaratë ka kërkuar nga shteti që të mos bëjë shaka  me fëmijët. Mësimdhënësit as sot nuk kanë shkuar në shkolla, pavarësisht thirrjes së Ministrisë së Arsimit që nga sot të fillojë zëvendësimi i orëve të humbura gjatë grevës. Thirrjes së drejtorëve të shkollave për mbajtjen e mësimit pozitivisht iu kanë përgjigjur vetëm nxënësit. Ata kanë shkuar në shkollë, dhe kanë pritur mësimdhënësit e tyre, të cilët nuk u shfaqen fare. Ky injorim që mësimdhënësit po i bëjnë arsimimit kombëtar në Kosovë është i papërgjegjshëm, shpërfillës dhe i dënueshëm kombëtarisht. Mësimdhënësve të tillë u mungon ndërgjegjja dhe përgjegjësia  kombëtare.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi i Kosovës shënon virtualisht Ditën e Demokracisë

Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025

Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …