Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme i Kuvendit të Ukrainës, Aleksander Merezhko, ka folur për një kërcënim që i ka bërë kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për të mos e njohur pavarësinë e Kosovës. Merezhko ka deklaruar se është e drejtë sovrane e Ukrainës të vendos nëse do ta njohim apo jo pavarësinë e Kosovës dhe kjo nuk i takon zotit Vuçiq të na mësojë apo të na diktojë se çfarë të bëjmë apo të na kërcënojë. Është absolutisht tronditëse dhe e papranueshme. Sa i përket njohjes, sipas Kushtetutës sonë, është prerogativë e kryetarit, sepse ai është përgjegjës për zhvillimin e politikës së jashtme, përfshirë çështjet e njohjes, ka saktësuar Merezhko i cili ka sqaruar se njohja e Kosovës nga Ministria Jashtme e Ukrainës tash për tash nuk konsiderohet e arsyeshme si çështje, por kjo do të shtyhet deri në fund të luftës.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …