Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Mërgim Lushtaku, i shoqëruar nga anëtari i Kryesisë, Sokol Bashota, kanë pritur të premten në selinë e PDK-së strukturën e partisë nga Gjermania. Lushtaku dhe Bashota kanë diskutuar me anëtarët e nëndegës për, Nagold, Leonberg në lidhje me forcimin e PDK-së në mërgatë dhe për aktualitetin politik në vend. Në fund të këtij takimi, Lushtaku dhe Bashota, kanë falënderuaranëtarët e PDK-së në Gjermani për angazhimin, besimin dhe mbështetjen e madhe drejt rritjes dhe fuqizimit të partisë në mërgatë.
