Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Mërgim Lushtaku ka reaguar ndaj deklaratës së shefes së grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari Lila, e cila ka thënë që ‘më mirë është të paguajmë rrymën për serbët në veri, sesa të na kthehen policët në arkivol’. Lushtaku këtë deklaratë të Kusari-Lila e ka cilësuar si skandaloze, ku thotë se kjo deklaratë është heqje dorë nga sovraniteti dhe integriteti i Kosovës në pjesën veriore të Kosovës. Po ashtu ai tha se kjo deklaratë është e rëndë për shtetin e Kosovës, për policinë e Kosovës, për heroin Enver Zymberi. Lushtaku shtoi se krzetarii i Serbisë, Aleksandër Vuçiq më shumë po ka ndikim tek Mimoza Kusari- Lila sesa tek Lista serbe.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …