Kandidati për deputet nga PDK, Mërgim Lushtaku, ka folur pas rezultateve preliminare të zgjedhjeve të 9 shkurtit dhe ka falënderuar votuesit, që kanë dënuar Lëvizjen Vetëvendosje, me humbjen e shumicës. Ai ka kritikuar ashpër veprimet mujshare dhe arrogante të partisë së Kurtit, duke shtuar se xhipat e zinj dhe milionat e disa individëve, nuk ia dolën të arrijnë qëllimet për ta fuqizuar Kurtin. Lushtaku ka shtuar se, me gjithë paraqitjet e frikshme të asamblistit Mujeci, ka humbur mbështetje nga populli dhe tani përballet me frikën e humbjes së fuqisë politike. Mërgim Lushtaku, ka kritikuar pushtetin e deritanishëm dhe ka bërë thirrje për një Kosovë më të mirë. Ai ka vlerësuar se PDK-ja ka fituar një shumicë parlamentare dhe premton angazhim të vazhdueshëm për një të ardhme më të ndritur për vendin.
![](https://www.radiokosovaelire.com/wp-content/uploads/Mergim-Lushtaku-2-660x330.jpg)