leoni

Mërgim Lushtaku

Mërgim Lushtaku: “Kosovën në terr po e fut Qeveria Kurti, jo Vuçiqi apo Putini”

Mërgim Lushtaku, ka kritikuar ashpër qeverinë e Albin Kurtit lidhur me ndërprerjet e vazhdueshme të energjisë elektrike. Në reagimin e tij, Lushtaku e ka cilësuar situatën si një “krizë energjetike të paparë”, duke akuzuar Kurtin për shpenzime të panevojshme dhe mungesë vizioni në menaxhimin e sektorit energjetik. “Albin Kurti është bërë kryeministri i parë në botë që ka shpenzuar dhjetëra milionë euro për të krijuar një krizë energjetike. Kjo është një dështim i rëndë, i trishtueshëm dhe i pabesueshëm,” ka shkruar Lushtaku.  “Këto politika të papërgjegjshme janë pasqyrë e një mendësie të paaftë, që po dëmton ekonominë dhe jetën e qytetarëve në mënyrë të pakthyeshme,” përfundoi Lushtaku, duke shtuar se ndërprerjet janë pasojë direkte e dështimeve të qeverisë, e jo rezultat i sabotimeve të jashtme.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti thotë: Jo unë, por Hashim Thaçi është fajtor për mos shtrirjen e Ushtrisë tonë në veri, që nga viti 2013

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, duke u ndjerë i dështuar në sa e sa segmente …