Pas vizitës së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti në Turqi, deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku ka publikuar një video të Kurtit të para disa viteve, ku krahasonte kryetarin e Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan me Viktor Orbanin, Vuçiqin, Gjukanoviqin, Putinin, Gruevskin. Lushtaku ka kërkuar nga Erdogani që ta falë Kurtin për ato deklarata, hipokrite. I nderuar President i shtetit mik të Turqisë, z. Erdogan, ju lutem që në emër të raporteve miqësore ndërshtetërore ta falni këtë hipokrit, sepse ka lindur për të qenë hipokrit, ka shkruar Mërgim Lushtaku duke bashkëngjitur edhe videon, ku Albin Kurti kishte thënë: “Nuk mund të them se Turqia është një vend demokratik, më shumë është një vend autokraci, por nuk është as diktaturë. Dhe fatkeqësisht jetojmë në kohën kur autokracitë janë me modë, edhe Viktor Orban, edhe Putini edhe Gruevcki edhe Gjukanoviqi. Najshëm qysh po bëjnë edhe autokratët e tjerë në Ballkan dhe në Lindje përgjithësi. Prej Viktor Orbanit në Hungari, Vuçiqit në Serbi, Gjukanoviqit Mal të Zi, të Gruevski në Maqedoni, e deri të Erdogani në Turqi e Putini në Rusi ka një tendencë autokratike”, dëgjohet të thotë Kurti në këtë video të publikuar nga deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …