Mërgim Lushtaku

Mërgim Lushtaku: Në protestat kundër Asociacionit kanë vdekur njerëz dhe janë djegur institucionet

Pranimi i formimit të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe nga ana e kryeministrit, Albin Kurti, do të jetë i pamundur, tha  deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, duke sqaruar se në protestat kundër asociacionit  kanë vdekur njerëz dhe janë djegur institucionet. Po shihet se Albin Kurti është  njëri pa parime dhe tradhtar. Nëse kryeministri Kurti e sjellë ne Kuvend shfuqizimin e formimit të Asociacionit, Lushtaku ka premtuar se  do ta jap votën për shfuqizim të kësaj marrëveshje. Unë nuk pres nga Qeveria Kurti të pranojë as një marrëveshje për Asociacionin e Komunave  serbe sepse e ka kallur Kosovën me këtë çështje duke e kundërshtuar ‘Zajednicën”. Mbështetja e  Asociacionit nga Albin Kurti dhe për mua si deputet edhe politikan ky ndryshim është misterioz, është hipokrizi e madhe por të njëjtën kohë është edhe tradhti. Por ja që e lëshoi bajrakun edhe në këtë pjesë dhe shihet qartë që nuk e ka pasur as një parim, por gjithë këtë luftë për pushtet e ka bërë për karrigen e tij të Kryeministrit”, ka saktësuar Mërgim Lushtaku.

Kontrolloni gjithashtu

Veton Berisha mbështet Haxhiun, Duda Balje abstenon

Deputeti Veton Berisha votoi pro kandidaturës së Haxhiut, ndërsa deputetja Duda Balje nuk mori pjesë …