Mërgim Lushtaku: Serbia po mundohet të paraqitet neutrale dhe po tolerohet si nga BE-ja ashtu edhe nga Amerika

Mërgim Lushtaku: Partia Demokratike e Kosovës nuk do ta përkrah Projektbuxhetin për vitin 2024

Deputeti i PDK-së, Mergim Lushtaku, ka thënë se buxheti për vitin 24 nuk paraqet kërkesat dhe pritshmëritë e qytetarëve, bizneseve, por as të organizatave buxhetore. Si i tillë duket më i madh në shifër, por në një situatë krize, jo vetëm ekonomike, por edhe të mungese se lidershipit ku gjithçka është më e shtrenjtë, i lenë më të varfër qytetarët e Kosovës. Pra, sot po mbahet një nder seancat më të rëndësishme të vitit, duke qenë se ligji i buxhetit ka rëndësi të veçantë padyshim në ndikimin e jetës së qytetarëve të vendit tonë”, ka thënë Lushtaku. Në adresimin e tij, ai ka deklaruar se në buxhet nuk parashihet asnjë projekt madhor. Keni planifikuar rreth 10 miliardë euro shpenzime, prej të cilave nuk rrjedh asnjë projekt i rëndësishme, asnjë projekt madhor më të cilin mund të krenohemi qytetarët e vendit tonë, Ai ia  ka rikujtuar kryeministrit Kurti edhe deklarimin e dikurshëm se Kosova nuk është e varfër. “Në demagogjinë e juaj ju keni thënë se nuk jemi të varfër, por jemi të vjedhur. Ndërsa sot thoni nuk mund t’i rrisim pagat se jemi të varfër, ndërsa krenohet me një buxhet me të madh”, ka saktësuar, Mërgim Lushtaku.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …