Mërgim Lushtaku: Serbia po mundohet të paraqitet neutrale dhe po tolerohet si nga BE-ja ashtu edhe nga Amerika

Mërgim Lushtaku: Partia ne pushtet po shkel Kushtetutën duke mos u përgjigjur në pyetjet e deputetëve të opozitës

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës Mërgim Lushtaku, ka deklaruar se partia ne pushtet po shkel Kushtetutën duke mos u përgjigjur në pyetjet parlamentare dhe duke u vënë kusht që të votojnë marrëveshjet ndërkombëtare. Ai tha se kryeministri i cili fëmijën nuk e rrit në Kosovë, nuk e ka as ndjesinë e përgjegjësisë. Shihet qartë se po shkelet Kushtetuta dhe formalisht vijnë kinse po përgjigjen e kinse punojnë. Po duhet marrë përgjegjësinë edhe për qytetarët tjerë, mbi 49%, që nuk kanë votuar për ju. Një kryeministër si Albin Kurti që fëmijët e vet i rrit jashtë Kosovës nuk e ka ndjeshmërinë e përgjegjësisë. E kuptoj për secilin deputet që të kenë familje jashtë vendit, por jo presidenti e Kryeministri apo kryeparlamentari, sepse kjo tregon papërgjegjshmëri të madhe ndaj besimit që e ka marr prej qytetarëve. Kuvendi është bërë cirk si pasojë e idesë rrugaçe që përfaqëson Kurti me partinë e vet. Ju i konsideroni si qytetarë të rendit të dytë ata që nuk ju kanë votuar. Ata kanë mendësi të tillë që është shkatërruese për Kosovën”, ka nënvizuar  deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …