leoni

Mërgimtarët ndihmojnë një familje në meremetimin e shtëpisë

Me iniciativë të mërgimtarëve tanë në Gjermani, janë siguruar mjetet për meremetimin e shtëpisë për familjen e Elmi Begajt nga Banja e Malishevës. Për këtë qëllim, në zyrën e Kryetarit të Komunës së Malishevës ka qëndruar mërgimtari dhe humanisti Besir Bytyçi nga Shkoza, i cili edhe e ka njoftuar kryetarin Begaj, për këtë donacion. Këtij donacioni i shtohen edhe një pjesë tjetër e mjeteve të siguruara nga Komuna e Malishevës dhe shumë shpejt pritet që kjo familje të ketë të zgjidhur problemin e banimit. Besir Bytyçi, ka njoftuar se “shumë mërgimtarë i janë përgjigjur kësaj iniciative dhe janë grumbulluar një sasi e mjeteve prej gjashtë mijë euro, për meremetimin e brendshëm të shtëpisë së Elmi Begajt.” Bytyçi, ka falënderuar edhe Komunën e Malishevës për bashkëpunimin e mirë, në këtë iniciativë. Nga ana tjetër, kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, e ka falënderua humanistin Bytyçi dhe të gjithë mërgimtarët, të cilët kanë kontribuar në grumbullimin e mjeteve, për meremetimin e kësaj shtëpie. “Ne si komunë, kemi ndërtuar pesë shtëpi këtë vit, dhe përsëri do ti ndihmojmë familjet në nevojë, ndërsa në rastin konkret edhe ne si komunë, kemi ndarë një shumë të caktuar, por çdo ndihmë që vjen nga mërgimtarët tanë, ka rëndësi të madhe, jo vetëm për familjen në fjalë, por për të gjithë ne, prandaj, i falënderoi të gjithë ata që kanë dhënë kontributin e tyre për këtë familje dhe në të gjitha rastet tjera”, tha Begaj, duke shprehur falënderimin e tij për të gjithë mërgimtarët. Besir Bytyçi, ka bërë të ditur se kjo iniciativë ka fillua kohë më parë, ndërsa mërgimtarët të cilët kanë kontribu me mjete janë: Bekim Bytyçi, Muhamet Bytyçi, Bahri Tahiri, Ramadan dhe Behar Kovaçi, Rifat dhe Haki Qamili, Gani Nuha, Haxhi Hoxha, Bajam Behrami, Ismet Jusufi, Agron Begaj, Imer Brahimi dhe Sajmir Ukaj.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …