Mërgimtarët, të cilët kanë ardhur për pushime në Kosovë e të cilët tashmë po kthehen në vendet e tyre ku jetojnë e punojnë, po duhet të presin deri në gjashtë orë në Merdar për të dalë nga Kosova. Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar në njoftimin më të ri për gjendjen në pikat kufitare ka bërë të ditur se pritjet në dalje të pikës kufitare në Merdar janë deri në gjashtë orë, ndërsa në Jarinjë deri në një orë e 30 minuta. Po ashtu edhe në pikën kufitare në Mutivodë pritjet janë të gjata në dalje – deri në dy orë. Kurse te pikëkalimi tjetër kufitar, te “Dheu i Bardhë”, pritjet në dalje janë deri në një orë e 10 minuta.
Kontrolloni gjithashtu
Ministri, Ejup Maqedonci, diskutoi përforcimin e sigurisë kombëtare me NATO-n për stabilitet dhe integrime
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka theksuar rëndësinë e forcimit të aspektit të sigurisë për …