Bashkatdhetarët, të cilët janë nisur drejt vendlindjes, janë duke u detyruar të presin deri në tri orë për të hyrë në Kosovë, kjo pasi në vendkalimet kufitare me Serbinë janë krijuar kolona të gjata. Kolonat më të gjata janë krijuar në dy vendkalimet kufitare me Serbinë, Merdare dhe Dheu i Bardhë. Sipas të dhënave të fundit të publikuar në ora 11:25 nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar thuhet se kolonat në hyrje te Dheu i Bardhë arrijnë deri në 1000 metra, dhe se hyrja në territorin e Kosovës përmes kësaj pike zgjatë deri në 2 orë. Kurse, bashkatdhetarët që janë duke shfrytëzuar pikën kufitare Merdare, detyrohen të presin deri në 3 orë. Gjendja në vendkalimet tjera kufitare është e qetë dhe të gjitha rrugët janë të kalueshme. Të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës që duan të hyjnë në territorin e Kosovës përmes pikave kufitare duhet të paraqesin testin negativ për coronavirus, në qoftë se nuk kanë dëshmi të vaksinimit. Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar ua rikujton udhëtareve se dëshmia e vaksinimit do të kërkohet nga Policia.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, po akuzohet për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit
Urdhër-arresti i Gjykatës Ndërkombëtare Penale ndaj Kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, që shënon herën e parë …