Mërgimtari Bashkim Shala, i dhuroi kabinet të informatikës, shkollës në Guncat

Se mërgimtarët tanë, që jetojnë dhe punojnë në botën e jashtme, vazhdojnë të ndihmojnë në zhvillimet e përgjithshme të vendit, e dëshmon edhe ndihma e fundit e mërgimtarit Bashkim Shala, nga fshati Guncat i komunës së Malishevës, i cili, shkollën e vendlindjes së tij “Dëshmorët e Kombit”, e ka bërë me kabinet të informatikës, duke dhuruar dhjetë kompjuter.

Këtë donacion, të mërgimtarit Shala, e ka konfirmuar Drejtoria Komunale e Arsimit dhe me këtë rast drejtori i arsimit, Avdi Morina, e ka falënderuara Shalën, për këtë kontribut të tij, shumë domethënës për nxënësit e SHFMU “Dëshmorët e Kombit” në Guncat. “Në emër të Drejtorisë për Arsim dhe Edukim, e falënderojmë bashkatdhetarin Bashkim Shala, për këtë ndihmë, pasi nga tani e tutje, nxënësit e kësaj shkolle, do të kenë kushte më të mira për përvetësimin e lëndës së informatikës”, tha drejtoria Morina.

Ndërsa, edhe drejtori i SHFMU “Dëshmorët e Kombit”, Esat Zabelaj, e ka falënderuar mërgimtarin Bashkim Shala, si dhe ka falënderuar edhe Komunën e Malishevës, për sigurimin e inventarit për kompjuter. “Mërgimtarin dhe bashkëfshatarin Bashkim Shala, e falënderojmë përzemërsisht për kontributin e dhënë për shkollën tonë. Gjithashtu falënderojmë edhe Komunën e Malishevës, përkatësisht Drejtorinë Komunale për Arsim dhe Edukim, për sigurimin e inventarit (tavolinave) për kompjuter”, thuhet në falënderimin e drejtorit të shkollës.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …